Kombëtarja e Spanjës pa problem ka importuar tre pikë nga Sofja, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Bullgarisë.
Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë kur spanjollët shkuan në pushim me rezultat 0:3.
Në pjesën e dytë “Furia e Kuqe” ka luajtur me qetësi dhe e sigurtë në fitore.
Golat i realizuan Oyarzaba (5’), Cucurella (30’) e Merino (38’).
Spanja kryeson me 3 pikë në Grupin E të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, duke lënë pas Turqinë me 3, Gjeorgjinë 0 dhe Bullgarinë me 0 pikë.