Inter nuk i ndahet Ligue 1

- Bota Sot

Inter nuk i ndahet Ligue 1

Inter shpenzoi 92 milionë euro gjatë merkatos së verës, por objektivi kryesor i zikaltërve që ishte transferimi i Ademola Lookman nuk u arrit.

Edhe pse Inter gjeti gjuhën e përbashkët me lojtarin për kushtet personale, dy ofertat e klubit zikaltër që shkuan deri në 45 milionë euro në total nuk u pranuan nga Atalanta.

Duke qenë se nuk siguruan dot Lookman, drejtuesit e Interit kanë piketuar objektivin kryesor për merkaton e janarit. “Corriere dello Sport” raporton se lojtari i parë që Inter do tentojë të transferojë në ajanar është sulmuesi anësor i Lyon, Malick Fofana.

Megjithatë, transferimi i blegut nuk do të jetë aspak i lehtë, duke ditur interesin e madh që ka për të. Kartoni i tij vlen 30 milionë euro, shuëm që drejtuesit zikaltër janë gati ta paguajnë dhe t’i ofrojnë trajnerit Cristian Chivu një përforcim shumë të mirë në sulm.



Read it all at Bota Sot