Prezantohet Pëllumbi dhe francezi Zidan te Drita

- Bota Sot

Prezantohet Pëllumbi dhe francezi Zidan te Drita

Goditje dyshe në afatin kalimtar e Dritës së Gjilanit.

Kampionët e Kosovës, që këtë sezon do të marrin pjesë në grupet e Ligës së Konferencës, kanë prezantuar 2 afrimet cilësore në mbyllje të merkatos.  

Bëhet fjalë për mbrojtësin korçar, Jorgo Pëllumbi, i cili ka përvojë të madhe në kampionatin shqiptar, kroat dhe hungarez.

 Pëllumbi është gjithashtu ish-përfaqësues i Shqipërisë U21 dhe njihet për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në fushë. 

Afrimi tjetër është francezi, Mamadu Ben Zidan, i cili vjen nga francezët e Bastias. Me talentin dhe aftësitë e tij, Zidane pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën bardhekaltër në garat vendore dhe ndërkombëtare.



Read it all at Bota Sot