Sulmuesi i Inter Miami, Luis Suarez pështyu një anëtar të stafit të ekipit kundërshtar pas humbjes 0–3 në finalen e Kupës së Ligës, dhe tani ka pranuar gabimin.
Suarez përgëzoi Seattle Sounders për fitoren, por kërkoi falje për sjelljen e tij pas ndeshjes, duke pranuar se kishte gabuar dhe se nuk donte të zhgënjente familjen, klubin dhe tifozët.
Ai premtoi të përqendrohet në punën e mëtejshme për suksesin e ekipit dhe falënderoi mbështetësit.
“Dua t’i përgëzoj Seattle Sounders për fitoren e Kupës së Ligës. Por mbi të gjitha, dua të kërkoj falje për sjelljen time pas ndeshjes. Ishte një moment tensioni dhe frustrimi i madh, kur ndodhi diçka menjëherë pas ndeshjes që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Por kjo nuk e justifikon reagimin tim”.
“Bëra një gabim dhe kërkoj falje sinqerisht. Ky nuk është imazhi që dua t’i tregoj familjes sime, e cila vuan nga gabimet e mia, ose klubit tim, i cili nuk meriton të preket nga gjëra të tilla”.
“Më vjen keq për atë që ndodhi dhe nuk doja ta humbisja mundësinë për të pranuar fajin tim dhe për t’u kërkuar falje të gjithë atyre që u zhgënjyen nga veprimet e mia”.
“Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur suksesin që meriton ky klub dhe tifozët e tij. Përqafime të gjithëve” ka shkruar Suarez në rrjetet sociale.