Italia sfidon Estoninë

- Bota Sot

Italia sfidon Estoninë

Pas tre ditëve të para në Koverçiano, Xhenaro Gatuso ka dhënë shenjat e para të stilit të tij te Kombëtarja.

Ndryshe nga paraardhësit, ai nuk ka provuar formacionin titullar, duke lënë lojtarët pa siguri dhe duke i mbajtur të gjithë në garë për një vend kundër Estonisë. E vetmja gjë e qartë është mbrojtja me katër: Di Lorenzo dhe Dimarko në krahë, Bastoni me Kalafiori në qendër.

Nga aty skuadra shndërrohet në fazë ofensive, duke rikrijuar një Itali “alla Mançini”, me skemën 3-2-5 në sulm. Dilema më e madhe është në mesfushë, mes 4-2-3-1 dhe 4-3-3: Barela e Tonali duken të sigurt, ndërsa Lokateli shpreson te opsioni me tre.

Nëse zgjidhet 4-2-3-1, pas sulmuesit mund të vendoset Raspadori, por Gatuso ka provuar edhe një 4-4-2 me Kean e Retegui.

Në krahët e avancuar, Orsolini duket më i favorizuar ndaj Politano-s, ndërsa Zakanji do të ketë rolin e Insinjes, duke hyrë në qendër, me Dimarkon që do të garantojë thellësi nga e majta.



Read it all at Bota Sot