Vora mendon për të ardhmen

- Bota Sot

Vora mendon për të ardhmen

Vora ka arritur të bëjë një tjetër transferim për Superioren. Skuadra e Arian Bellait ka prezantuar Klaus Kasharin, i cili do të jetë pjesë e debutuesve të Superiores në këtë sezon.

18-vjeçari luan si mesfushor dhe nga drejtuesit e shikojnë me shumë perspektivë për të ardhmen. Kashari është një nga talentet e të ardhmes së Kombëtares shqiptare, i cili ka luajtur me grupmoshat e U-15 e deri te U-19.

“Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e një prej talenteve më premtues të futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Klaus Kashari mesfushori 18 vjecar i cili ka kaluar në të gjitha nivelet e përfaqësueseve kuqezi, duke nisur nga ekipi U-15 i Shqipërisë e deri tek U-19, ku ka zhvilluar plot 21 ndeshje me fanellën e Kombëtares.

Klausi ka hedhur hapat e parë në futboll te akademia e FC Pepa, për të vijuar më pas rrugëtimin e tij tek akademia italiane e Feralpisalò, një klub i njohur për seriozitetin dhe përkushtimin në zhvillimin e talenteve të rinj."

Me këtë firmë, FK Vora tregon edhe një herë qartë vizionin e tij besimin tek të rinjtë. Ne jemi të bindur se e ardhmja ndërtohet mbi talentin, përkushtimin dhe dëshirën për të arritur majat. Sytë tanë janë gjithmonë të kthyer drejt brezave të rinj, sepse ata janë motori që do të shtyjnë klubin përpara.

Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tone”, ka shkruar klubi.



Read it all at Bota Sot