Robertson: Kur ndodhin gjëra të tilla e vendos jetën

- Bota Sot

Robertson: Kur ndodhin gjëra të tilla e vendos jetën

Mbrojtësi skocez i Liverpool, Andy Robertson, mendon se lojtarët e ekipit mund të mos e harrojnë kurrë vdekjen e ish-shokut të ekipit Diogo Jota. Bota e futbollit u trondit kur Jota dhe vëllai i tij Andre Silva humbën jetën në një aksident me makinë, në korrik.

Mbrojtësi i majtë 31-vjeçar tha: “Ishte gjëja më e vështirë që mund të kalojmë ndonjëherë. Ishte një surprizë e hidhur, një tronditje e madhe. Ishte shkatërruese për familjen e tij para së gjithash, por edhe shkatërruese për ne si një grup shokësh që luanim me të cdo ditë”.

“Kur ndodhin gjëra të tilla e vendos jetën në perspektivë për atë që është e rëndësishme, si të kalosh kohë me familjen tënde sepse nuk e di kurrë se çfarë të pret.

Kjo është gjëja më e vështirë që do të kalojmë ndonjëherë. Humbja e njërit prej shokëve të mi më të ngushtë, për mua, ishte jashtëzakonisht e vështirë”, tha Robertson.

“Është diçka që ndoshta nuk do ta kalojmë kurrë, por është diçka që duhet ta mbajmë me vete. Do t’i mbajmë kujtimet që kemi nga koha jonë me të. Dhe për sa kohë që vazhdojmë ta bëjmë këtë, ai do të jetë gjithmonë në mendimet tona dhe do të jetë gjithmonë në zemrat tona Kjo është e gjitha që mund të bëjmë”, dha lojtari i Liverpool.



Read it all at Bota Sot