Amir Kahrimanovic nuk do të jetë më futbollist i Vllaznisë.
Kroati ka mbylluar aventurën e tij me shkodranët dhe do të vazhdojë karrierën në Rusi.
Saktësisht te skuadra e Sokol Saratov, ekip që militon në Kategorinë e Dytë.
Palët kanë firosur mes tyre një kontratë 1-vjeçare.
Mesfushori qëndroi në Shkodër vetëm 1 vit, teksa në Superiore ka spikatur me Erzenin, ku luajti me shijakasit për 2 vite.