Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi është duke punuar me agjentin e tij për gjetjen e një skuadre të re.
Mediat në Turqi tashmë raportojnë se Muçi ka arritur marrëveshje me klubin nga Superliga, Trabzonspori.
Shumë skuadra ishin të interesuar për lojtarin, madje u raportua se Rubin Kazani i Rusisë – është pranë marrëveshjes.
Megjithatë lojtari ka preferuar të qëndrojë në Turqi dhe tashmë ka lidhur marrëveshje me Trabzonsporin.