Bunjaku flet për sfidën mes Zvicrës dhe Kosovës

- Bota Sot

Bunjaku flet për sfidën mes Zvicrës dhe Kosovës

Kosova me mungesa të mëdha në duelin ndaj Zvicrës, në ndeshjen e parë të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Edon Zhegrova, Milor Rashica dhe Florent Hadërgjonaj - mungesa të mëdha. 

Nga ana tjetër, Zvicra ka përparësinë e terrenit dhe synon tre pikë.

Kapiteni Granti Xhaka padyshim se do të ketë mbrëmje të vështirë dhe emocionale karshi Kosovës.

Në prag të ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës, Bunjaku është pyetur nga “Blick” lidhur me lojtarët me shtetësi të dyfishtë, përkatësisht për lojtarët e lindur e rritur në Zvicër, e që vendosin të luajnë për Kosovën.

Rasti i Leon Avdullahut ka kthyer këtë temë në opinionin zviceran.

Kur Bunjaku luajti për Zvicrën, Kosova ende nuk luante ndeshje garuese ndërkombëtare.

Dhe kur ai nisi të luante për Kosovën, më nuk ishte në planet e Zvicrës.

“Kualiteti i lojtarëve të tjerë ishte më i lartë. Të gjithë kanë luajtur në top-klube”, ka thënë Bunjaku. 

Bunjaku ka thënë se është i lumtur që nuk është dashur të zgjedh “pasi të dy ekipet nacionale janë të afërta me zemrën time”.

I pyetur për Avdullahun, ka thënë “se nuk do të dëshironte të ishte në pozitën e tij. Është shumë e vështirë për ta të marrin një vendim tani”.

Bunjaku vlerëson se dallimi në cilësi mes Zvicrës dhe Kosovës më nuk është i madh. Thotë se në të kaluarën Zvicra do të fitonte nëntë ndeshje e gjysmë prej dhjetë ndaj Kosovës. Por më nuk është kështu.



Read it all at Bota Sot