Tuchel: Nuk ka eksperimente, Kane titullar kundër Andorrës

- Bota Sot

Tuchel: Nuk ka eksperimente, Kane titullar kundër Andorrës

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka folur para mediave në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, duke theksuar se nuk do të bëjë eksperimente me formacionin dhe se Harry Kane do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

“Po, ai luan titullar. Nuk ka vend për eksperimente, jemi në sezon Botërori dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Do të startojmë me ekipin më të mirë të mundshëm,” ka deklaruar Tuchel.

Trajneri gjerman e ka konfirmuar edhe lajmin e keq për mbrojtjen: John Stones është larguar nga grumbullimi për shkak të një problemi muskulor dhe nuk do të rrezikohet as kundër Andorrës, e as kundër Serbisë.

“Të gjithë të tjerët janë të gatshëm”, ka shtuar ai.  

Një tjetër emër që do të ketë rastin të tregojë veten është Ruben Loftus-Cheek, i cili kthehet pas gati shtatë vitesh mungesë në Kombëtare. “Është lojtar me shumë kualitete, ndoshta as vetë nuk e kupton sa i mirë është. Nëse mbetet i shëndetshëm, gjithmonë do të jetë në garë për vend në mesfushë”, ka thënë Tuchel.



Read it all at Bota Sot