Conmebol ka marrë një vendim të ashpër ndaj klubit argjentinas Independiente, duke e përjashtuar nga edicioni i vitit 2025 të Copa Sudamericana, pas dhunës në ndeshjen kundër Universidad de Chile muajin e kaluar në Buenos Aires.
Incidenti kishte ndodhur më 20 gusht në stadiumin Libertadores de America, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16. Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e dyzet e tetë, kur rezultati ishte 1-1, pasi tifozët kishin përdorur filluan mjete të forta.
Përleshja i kishte lënë të plagosur nëntëmbëdhjetë persona, ndërsa pamjet e dhunës ishin cilësuar ndër më të rëndat e viteve të fundit në Amerikën e Jugut.
Pas përjashtimit të argjentinasve, Universidad de Chile avancon në çerekfinale, ku do të përballet me Alianza Lima të Perusë.
Conmebol ka paralajmëruar se në rast të përsëritjes së dhunës, dënimet do të jenë edhe më të rënda.