Kosova U-21 e nis me barazim

- Bota Sot

Kosova U-21 e nis me barazim

Kosova U-21 ka barazuar pa gola ndaj Rumanisë U21 në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.

Ndeshja e zhvilluar në “Stadionul Emil Alexandrescu” në Iași të Rumanisë nuk ka pasur gola as në pjesën e parë, as në të dytën, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy skuadrat.

Pas xhirojs së parë, Finlanda U21 kryeson Grupin A me tri pikë falë fitores 7:0 ndaj San Marinos.

Ndërsa Rumania dhe Kosova renditen në vendin e dytë dhe të tretë me nga një pikë.



Read it all at Bota Sot