Fratesi vendosi të qëndrojë

- Bota Sot

Fratesi vendosi të qëndrojë

Davide Fratesi ka refuzuar tundimin e Premier Ligës për të vazhduar aventurën me Interin.

Mesfushori italian, që në verë u ndoq me interes nga Njukasëll, ka zgjedhur të mbetet në Milano, i bindur se mund të fitojë një vend si titullar nën drejtimin e trajnerit të ri, Kristian Kivu.

Pas operacionit për hernie, 25-vjeçari është gati të rikthehet dhe të provojë veten aty ku nuk arriti me Inzaghian. Kivu e sheh Fratesin si një mesfushor me shpirt sulmues dhe e konsideron element kyç për projektin e tij.

Ndaj, krahas objektivave sportive, në horizont është edhe rinovimi: kontrata e tanishme skadon në 2028, por palët po diskutojnë shtyrjen me një vit dhe rritjen e pagës nga 2,8 në 3,8 milionë euro. Për Fratesin, ky sezon mund të shënojë nisjen e kapitullit të tij të vërtetë me fanellën zikaltër.



Read it all at Bota Sot