Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është shprehur pas fitores me rezultat 4:0 ndaj kombëtares së Kosovës, në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Zvicra startoi me fitore bindëse në Grupin B.
Futbollisti Xhaka shprehet edhe kritikë.
"Do të thoja se ishte pjesa e parë më e mira për kohë të gjatë.
Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk kemi bërë gjërat që kemi planifikuar. Ata që më njohin e dinë që jam vetëkritik dhe kritik ndaj ekipit.
Dhe nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë do të mund të fitonim 6:0 ose 7:0.
Është mëkat që përfundoi vetëm 4:0, ndonëse ishte rezultat i merituar. Zhvillimi tani duhet të jetë që duhet të dominojmë për 60, 70 apo 90 minuta në ndeshje, jo vetëm 45. Kemi shumë lojtarë të rinj të cilëve ndoshta u duhet ende kohë për të luajtur me konsistencë për 90 minuta.
Por ne kemi dashur tri pikë dhe i morëm me komoditet”, - tha Xhaka, transmeton media zvicerane “20min”.