Rrahmani: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona

- Bota Sot

Rrahmani: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona

Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës me “topin e dytë” i kushtuan me humbjen 4:0 sonte nga Zvicra në kualifikimet për Kupën e Botës.

“Realisht, Zvicra i shfrytëzoi rastet që i pati pas gabimeve tona”, tha Rrahmani.

“Të gjitha rastet ndodhën në pjesën e parë.

Që nga minuta e parë nuk arritëm ta fitonim topin e dytë, gjithmonë e fitonin ata. Prej aty nisnin aksionet e tyre, dhe ne u tërhoqëm shumë prapa.

Nuk ishim të kujdesshëm”.

“Të gjitha rastet ishin pothuajse të njëjta: topi i dytë i humbur.”

Rrahmani po ashtu foli për lëndimin e tij dhe për ndeshjen e radhës ndaj Suedisë pas pak ditësh.

“Nesër do të bëjmë rezonancën për të parë se çfarë është”, tha Rrahmani.

“Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje, t’i marrim nga ajo vetëm gabimet që kemi bërë dhe t’i përmirësojmë, duke u përgatitur për ndeshjen kundër Suedisë.



Read it all at Bota Sot