Ernest Muçi do të jetë lojtar i Trabzonsporit për këtë edicion. Në Turqi është shpërndarë video që tregon se sulmuesi shqiptar ka zbarkuar në Trabzon.
Kartoni mbetet akoma i Beshiktashit, pasi Muçi do të luajë si i huazuar. Dje ishte paralajmëruar kjo lëvizje surprizë, ndërsa sot janë vetëm testet për t’u bërë dhe më pas do të vijë zyrtarizimi.
Më parë për Muçin kishte shprehur dëshirë edhe Rubin Kazan. Vetë futbollisti e refuzoi huazimin në Rusi.
Ndryshe nga Beshiktashi, Trabzonspori e ka nisur mirë kampionatin. Pas katër javësh të luajtura numëron 10 pikë. Vetëm Gallatasaraj ka më tepër, pikërisht 2 pikë.