Pas fitores së bukur të Italisë ndaj Estonisë (5-0), Gennaro Gattuso, në konferencën për shtyp iu dedikoi fjalë të ngrohta gruas dhe fëmijëve të tij.
Teksa më parë kishte përmendur prindërit dhe motrën e ndjerë, pas ndeshjes mendja e tij shkoi te Monica, bashkëshortja, dhe fëmijët Gabriela e Francesco:
“Dedikimi është për gruan time, që më duron nga viti 1997.
Kemi 28 vite bashkë. E di çfarë i kam bërë të përjetojë gjatë këtyre viteve dhe ky dedikim shkon për të, si dhe për fëmijët e mi. Janë njerëz që më bëjnë të ndihem mirë, i dua me të vërtetë”.
Pra, në natën më të rëndësishme të karrierës si trajner, debutimin në stolin axurr, Gattuso nuk harroi t’i falënderonte me fjalë zemre njerëzit që i janë gjendur gjithmonë pranë, ndërsa gjatë intonimit të himnit kombëtar u pa tejet i karikuar dhe emocionuar.