Rruga duket e gjatë

- Bota Sot

Rruga duket e gjatë

Qysh në debutimin si trajner axurr, Gattuso ka prezantuar një kombëtare të pasionuar, të bukur për t’u parë dhe plot dëshirë, krenare për ngjyrat blu. Ai ka arritur të shprehë në të shpirtin e tij. Tonali është “zemreku” i projektit të tij në fushë. Një skuadër menjëherë agresive dhe ofensive, me presing dhe rikuperim.

Nuk është ndonjë arritje e zakonshme, sepse gatishmëria për sakrificë dhe vuajtje është thelbësore për fitoren.

Skema taktike ishte e saktë: Politano dhe Zaccagni të hapur për të sulmuar dhe hedhur “centrime”, me dy sulmuesit gati për të finalizuar. Ndaj Estonisë, gjatë lojës, Gattuso u tensionua, fytyra e tij tregonte shqetësim, duke ecur përpara e mbrapa, si një baba para dhomës së lindjes.

Disa herë shtyu gjyqtarin e katërt. Në pjesën e parë: 73% posedim, 15 goditje drejt portës, asnjë e pranuar. 0-0 në pushimin mes dy pjesëve, me nota shqetësimi. Sidoqoftë, pak minuta nga nisja e pjesës së dytë, “muri” estonez u rrëzua.

Muskujt e fytyrës së Rinos u relaksuan dhe shfaqën një buzëqeshje të kënaqshme. Italia ka bërë detyrën: fitoi, ngushtoi diferencën me Norvegjinë, por rruga është e gjatë, as “play off”-i nuk është i garantuar.

Sensacioni i natës bergamase ishte një Itali për t’u dashur. Shfaqja na lejon të shpresojmë se nuk do të shohim më kurrë sjelljen shpërfillëse të lojtarëve, pasive, pa krenari, me të cilën kombëtarja axurre pranoi poshtërimin nga Zvicra në “Euro 2024” dhe humbjen më të fundit turpëruese nga Norvegjia.



Read it all at Bota Sot