Lojtarë dhe stafe të të dy skuadrave u habitën nga një ngjarje e pazakontë në fillim të ndeshjes Itali-Estoni 5-0. Një celular u gjet në fushë. Nuk ishte hedhur nga tifozët, por telefoni kishte rënë aty, pra ishte humbur.
Vetëm dy minuta pas fillimit, loja u ndal. Lojtarët pyetën për arsyen, çka shpejt u zbulua. Celulari ishte në fushë, po i binte zilja. I pari që e pa ishte Di Lorenzo, i cili e raportoi te gjyqtari Joao Pinheiro.
Telefoni u mor dhe u nxor jashtë fushës, ndërsa loja rifilloi pas disa sekondash.
Edhe Gattuso nuk e kishte vënë re: “Pse e ndaluan ndeshjen për një telefon? Nuk e pashë. Ishte si shaka sportive, mendova se po shikonin VAR-in”.
Telefonin e kishte humbur një zyrtar i UEFA, gjatë inspektimeve para ndeshjes. Ai nuk e priste që telefoni t’i kishte rënë në fushë, duke shkaktuar kështu një situatë vërtet për të qeshur.