Eh more Granit Xhaka!

- Bota Sot

Eh more Granit Xhaka!

Disa shpejt e harruan 22 qershorin e vitit 2018 kur Ju dhe Xherdan Shaqiri e rrëzuat (2:1) Serbinë në Kaliningrad të Rusisë dhe e dërguat në shtëpi!

Falë djemve të Kosovës, Serbia bie nga Kampionati Botëror! 

Selektori i Serbisë Krstajiq veç e lëvizte kokën nga dëshpërimi, e gjithë Serbia turrej nga FIFA për simbolin e shqiponjës dykrenare dhe kërkonte dënime të rënda për ju sepse jeni shqiptarë të Republikës së Kosovës!

Disa shpejt e harruan 2 dhjetorin e vitit 2022 në Katari kur goli i Xherdan Shaqirit dhe paraqitja e juaj fantastike e dërguan Serbinë në shtëpi, e mposhtët me 3:2!

Aty nuk u fute në përleshje me serbët për Zvicrën por për shkak të provokimeve nga mendësia serbe për fakti se ju ishit shqiptar i Republikës së Kosovës. Fyt për fyti me Milenkoviqjn e Vanja Milinkoviq – Saviq etj. Shtatë serbë luftonin veç me ju por as që u trembe nga ta!

Na trimërove të gjithëve sepse serbëve ua tregove derën.

Disa harruan shpejt se kudo që shkoje e prezantoje Kosovën së bashku me Xherdan Shaqirin.

Disa harruan shpejt se ju ishin ambasadorët më të mirë të Kosovës dhe të shqiptarëve.

Disa harruan shpejt se si mediat spanjolle, Spanja shtet që nuk e njeh Kosovën, mediat e këtij shteti shkruanin tituj bombastik se nga vini ju dhe jeni problemi më i madh në fushë për Serbinë, dy djemtë e Kosovës.

Disa harruan shpejt se Zvicra në kohërat më të rënda, i hapi dyert, në vitet e 90-ta kur pushtuesi  serbë donte të na shfaroste!

Zvicra është miku më i madh i shqiptarëve të Kosovës.

Zvicra është shteti që dha dhe po na ndihmon shumë.

Eh more Granit Xhaka!

Cili është faji juaj që Kosova humbi mbrëmë me rezultat 4:0?

Cili është faji juaj që Kosova luajti dobët?

Disa harruan shpejt, se vëllai juaj Taulant Xhaka, ia qiti gjoksin serbëve në mes Beogradit dhe e mbrojti flamurin kombëtar duke i rezistuar 32 mijë serbëve në stadiumin e Partizanit të Beogradit pikërisht me 14 tetor të vitit 2014 në ndeshjen Serbia – Shqipëria, ku u ndërpre në minutën e 41-të.

Taulant Xhaka me shokë mbrojtën flamurin, mbrojtën kombin shqiptar dhe luftuan edhe me grushte e shqelma në mes të Serbisë!

Gati sa u vranë në mes të Serbisë për flamurin kuq e zi.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Taulant Xhaka, etj. Ju jeni ambasadorët më të mirë të Kosovës dhe shqiptarisë. 

Jeni krenari e Kosovës dhe e shqiptarëve kudo!

Xhaka e Shaqiiri kudo që shkuan kurrë nuk e harruan Kosovën!

Ju jeni zemra e shqiptarisë!



Read it all at Bota Sot