Ernest Muçi është huazuar te Trabzonspori. Klubi turk ka paguar 1 milionë euro, që të përfitojë shërbimet e Muçit në këtë edicion. Në të njëjtën kohë qëndron edhe opsioni i blerjes.
Vetë sulmuesi shqiptar bëri të ditur se do të japë maksimumin, që më pas Trabzonspori të blejë kartonin e tij. Shifra më e lartë që tregohet për t’u konkretizuar ky operacion është 8.5 milionë euro.
Në të njëjtën kohë janë treguar edhe 500 mijë euro të tjera, që do të përfshihen si bonuse. Beshiktash paguante pikërisht 10 milionë euro te Legia, për të përfituar shërbimet e Muçit.
Dhe nga 24-vjeçari kërkon tashmë të përfitojë të njëjtën shifër. Gjithçka do të jenë në dorën e Trabzonsporit, që po ashtu do e paguajë të plotë pagën e Muçit gjatë këtij sezoni.