Maqedonia U19 e drejtuar nga Erhan Selimi fiton dy miqësoret me Bosnje e Hercegovinën

- Bota Sot

Maqedonia U19 e drejtuar nga Erhan Selimi fiton dy miqësoret me Bosnje e Hercegovinën

Maqedonia e udhëhequr nga seleksionuesi Erhan Selimi, ka treguar formë shumë premtuese duke fituar të dyja ndeshjet miqësore ndaj Bosnje e Hercegovinës.

Pas triumfit 2:0 në Radovish para dy ditësh, sot në Strumicë kuqeverdhët e rinj arritën një tjetër fitore, këtë herë me rezultat 2:1.

Ndeshja u zhvillua me ritëm të lartë dhe emocion deri në fund.

Pas 30 minutave lojë, Maqedonia fitoi penallti dhe Stefan Mladenovski u tregua i sigurt nga pika e bardhë duke kaluar skuadrën në epërsi.

Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë, mysafirët barazuan me një goditje të fuqishme nga distanca të Spahić.

Në pjesën e dytë, Maqedonia gjeti përsëri avantazhin. Një gabim i mbrojtjes boshnjake u shfrytëzua nga Igor Ristov, i cili shënoi golin e dytë për vendasit. Deri në fund të takimit, përfaqësuesja e re e Maqedonisë mbajti kontrollin e rezultatit dhe krijoi disa raste për golin e tretë, por pa arritur të konkretizojë.

Me këto dy fitore radhazi, gjenerata U19 nën drejtimin e Erhan Selimit po fiton siguri dhe besim për sfidat e ardhshme kualifikuese, duke treguar se posedon potencial për të ardhmen e futbollit në vend.



Read it all at Bota Sot