Kampioni i Maqedonisë së Veriut e konfirmon: Amir Nuhija huazohet te Shkëndija e Haraçinës

- Bota Sot

Kampioni i Maqedonisë së Veriut e konfirmon: Amir Nuhija huazohet te Shkëndija e Haraçinës

Mesfushori i ri kuqezi, Amir Nuhija (20), do ta vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit si lojtar i huazuar te Shkëndija e Haraçinës, skuadër që garon në Ligën e Dytë.

“Në marrëveshje me stafin teknik, është vlerësuar se në këtë fazë të karrierës më e rëndësishmja për lojtarin është të ketë më shumë minuta në fushë për t’u zhvilluar edhe më tej.

Në këtë drejtim, u gjet gjuha e përbashkët me klubin e Haraçinës dhe u arrit marrëveshja për huazimin e tij deri në fund të gjysmësezonit vjeshtor (14 janar 2026).

KF Shkëndija i uron Amir Nuhijës shumë suksese dhe sa më shumë përvoja pozitive në aventurën e re, me bindjen se do të rikthehet më i fortë dhe më i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fanellën kuqezi.Vetëm fituesi i grupit do të sigurojë një vend të drejtpërdrejtë në Kupën e Botës 2026, ndërsa skuadra e vendit të dytë do të kalojë në fazën eliminatore”, njofton KF Shkëndija e Tetovës.



Read it all at Bota Sot