Sulmuesi Mateo Retegi ishte protagonist te Italia me dy gola, duke vulosur një debutim perfekt nën urdhrat e Gatuzos.
Retegi tregoi emocionet pas ndeshjes:
Të shënosh për Italinë është diçka e pabesueshme.”
Ai falënderoi shokët për asistet dhe ndihmën në fushë: “
Goli im i parë erdhi nga një pasim i shkëlqyer, kemi shumë cilësi në skuadër. Është kënaqësi të luash me Kin, kemi lidhje të mirë.”
Retegi u shpreh krenar për zgjedhjen që bëri vite më parë: “Italia më ka pritur si familje. Dua të shpërblej këtë besim me gola e me punë. Ky ishte vetëm një hap, duhet të vazhdojmë të luftojmë.”