Robert Jarni kritikon lojtarin e kombëtares: Nuk mund ta besoj

- Bota Sot

Robert Jarni kritikon lojtarin e kombëtares: Nuk mund ta besoj

Kroacia ka shënuar fitore minimale (1:0) në konak të Ishujve Faroe, kësisoj ka regjistruar triumfin e tretë rresht në kuadër të Grupit L të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Legjenda e futbollit kroat, Robert Jarni, ka kritikuar futbollistin e kombëtares së Kroacisë. 

“Borna Sosa ka pasur rastin në krahun e majtë kundër Ishujve Faroe pasi trajneri Daliç  nuk ka mundur të mbështetej te Gvardiola, Stanishiqi dhe Juranoviq.

Megjithatë, paraqitja e tij në fushë nuk ishte më e mira, ai ishte një nga lojtarët kroatë me vlerësimin më të ulët dhe u kritikua publikisht nga Robert Jarni në emisionin Nova TV”, shkruan media kroate “Veçernj List”.

"Ai ishte padyshim një nga më të dobëtit. Do të doja që ai të kishte luajtur një ndeshje të mirë, por nuk arriti të kundërsulmonte. Ai nuk është më i dobëti kur kemi nevojë për të. Duhet të flasim pak me atë djalë.

Kur erdhi në ekipin kombëtar, luajti në mënyrë fantastike. Çfarë ndodhi? Nuk e di. Nuk mund ta kuptoj se si mund të ketë rënë kaq shumë", - tha Jarni.

Në Grupin L Republika e Çekisë kryeson me 12 pikë po ka dy ndeshje më shumë se Kroacia në pozitën e dytë me 9 pikë.



Read it all at Bota Sot