Futbollistja me prejardhja nga Kosova, Kosovare Asllani, sot është paraqitur për ekipin nga Londra, London City Lionesses.
Vashat e London City Lionesses pësuan humbje në konak të Arsenalit me rezultat 4:1, në hapje të edicionit të ri.
Asllani ka shënuar në minutën e 17-të nga penalltia por kjo epërsi e hershme nuk e ka ndihmuar aspak klubin e saj.
“Asllani në histori!
London City Lionesses hyri në Superleague për herë të parë.
Më pas Kosovare Asllani u regjistrua në librat e historisë si golashënuesja e parë e klubit në ligën e parë.
London City Lionesses u themelua në vitin 2019.
Përveç Asllanit, skuadra përfshin edhe suedezet Julia Roddar dhe Sofia Jakobsson, të cilat u zëvendësuan në ndeshje”, shkruan mes të tjera media sudeze “dn.se”.