Mediumi suedez: Kosova është e etur për hakmarrje

- Bota Sot

Mediumi suedez: Kosova është e etur për hakmarrje

Futbollisti i kombëtares së Suedisë, Alexander Bernhardsson, po përgatitet për sfidën e të hënës (më 8 shtator, 20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Suedia pas barazimit (2:2) me Slloveninë vendase, tani synojnë tre pikë në kryeqytetin e Kosovës në kuadër të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

“Unë thjesht përpiqem të bëj më të mirën time dhe të ndihmoj ekipin”, tha mes të tjera Bernhardsson.

“Pas humbjes së pikëve, tani Kosova e pret një kombëtare të papërvojë: E etur për hakmarrje.

Kosova renditet e 95-ta në botë, Suedia e 29-ta.

Ekipet janë takuar tre herë, përfshirë edhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2021 - ku Suedia fitoi dy ndeshjet, 3:0’, shkruan media suedeze “dn.se”.



Read it all at Bota Sot