Mbappe barazon rekordin e Henryt

- Bota Sot

Mbappe barazon rekordin e Henryt

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, ka barazuar rekordin e Thierry Henry për golat me kombëtaren, duke arritur shifrën 51 gola, por futbollisti i Real Madrid, ka thënë se nuk është i fokusuar tek rekordet individuale, por tek fitimi i titujve me kombëtaren.

Goli i 51-të i Mbappes ka ardhur në minutën e 82-të kundër Ukrainës, pas një kundërsulmi të shpejtë ku ka asistuar shoku i tij i skuadrës te Real Madrid, Aurelien Tchouameni.

Me këtë gol, Mbappe barazon Henry në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të Francës, pas Olivier Giroud, i cili ka 57 gola.

“Është një nder të barazosh një lojtar si Henry”, ka thënë Mbappe. 

“Të gjithë e dinë çfarë do të thotë ai për ne francezët, sidomos për sulmuesit. Ai ka hapur rrugën dhe kam shumë respekt për të. Dua të vazhdoj të shënoj dhe, mbi të gjitha, të fitojmë ndeshje dhe tituj”.

Mbappe kishte debutuar me Francën në vitin 2017 dhe tashmë ka fituar Kupën e Botës 2018 dhe Ligën e Kombeve 2020-21.



Read it all at Bota Sot