Serbët provokojnë Kosovën në stadium, letonezët i kundërpërgjigjen fuqishëm

- Bota Sot

Serbët provokojnë Kosovën në stadium, letonezët i kundërpërgjigjen fuqishëm

Në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës midis Letonisë dhe Serbisë, e zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytetin letonez, tifozëve provokues serbë nuk iu lejua të futnin në stadium simbole të Serbisë.

Organizatorët kërkuan heqjen e flamujve, shallëve, kapeleve apo bluzave me motive kombëtare, duke argumentuar se nuk ishte parashikuar një sektor i veçantë për tifozët vizitorë.

Mediat serbe raportojnë se disa tifozë, për të hyrë në stadium, u detyruan të hiqnin edhe bluzat me simbole të ekipit kombëtar.

Megjithatë, pas golit të Dushan Vlahoviq në minutën e 12-të, ata shpërthyen në festime duke kënduar vargjet “Kosova është Serbi”, gjë që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga tifozët letonezë, të cilët u kundërpërgjigjën me fishkëllima dhe brohoritje kundër.

Serbia ndodhet në grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, së bashku me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.



Read it all at Bota Sot