Portugalia e nisi me këmbë të mbarë fazën kualifikuese në Grupin J në kuadër të Kampionatit Botëror në futboll.
Portugezët treguan lojë të mirë në stadiumin në Yerevan, duke e shpartalluar me rezultat 5:0 Armeninë.
Vendasit nuk kishin forcë të ndalnin Portugalinë e Ronaldos.
Cristiiano Ronaldo është shënues i dyfishtë.
Futbollist që nuk njeh as moshë.
Golat i realizuan Joao Felix (10 e 61), Ronaldo (21 e 46), Cancelo (32).