Luftë nervash, luftë në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit mes tifozerive, por luftë edhe në … shifra mes Real e Barcelonës.
Ardhja e Çabi Alonsos te Real Madrid ka sjellë shumë ndryshime. Pas zhgënjimit në sezonin e kaluar, Real Madridi është bërë skuadra e La Ligas që ka investuar më shumë para neto në merkato. Përkundrazi, Barcelona ka vendosur të ruajë projektin fitues të Hansi Flik dhe ka shtuar vetëm tre përforcime.
Megjithatë, problemet me kufizimin e pagave i kanë mbajtur katalanasit në pritje deri në minutën e fundit, duke punuar në largime të ndryshme që të mund të lehtësonin nënshkrimin e këtyre lojtarëve. Pas një kohe, madrilenët janë rikthyer në treg me forcë, ndërsa katalanasit kanë mbajtur një profil të ulët gjatë gjithë afatit kalimtar. A do të jetë ky një faktor i rëndësishëm në luftën për titull?
NJË INVESTIM NETO 37 HERË MË I MADH Real Madrid padyshim ka qenë një nga yjet më të mëdhenj të verës. Të bardhët lëvizën herët në tregun e transferimeve për t’i siguruar Çabi Alonsos përforcime të reja në Kupën e Botës për Klube. Pa shkuar më tej, përshpejtimi i nënshkrimit të Trent Aleksandër-Arnold për ta pasur atë në dispozicion për këtë turne i kushtoi skuadrës merengue gjithsej 10 milionë euro, sipas Transfermarkt.
Uebsajti gjerman deklaron se “Los Blancos” shpenzuan gjithsej 167.5 milionë euro në këtë afat kalimtar, duke i bërë ata ekipin e dytë më të lartë të La Ligës për sa i përket shpenzimeve totale, pas Atleticos së Madridit. Megjithatë, Real Madrid investoi më shumë para neto në këtë afat kalimtar sesa klubi bardhekuq, pasi e mbylli kampionatin me bilancin më negativ midis të ardhurave dhe shpenzimeve: -165.5 milionë euro. Kjo shifër është pothuajse 37 herë më e madhe se investimi total i Barcelonës këtë verë, i cili e mbylli afatin kalimtar me një total prej 4.5 milionë eurosh.