Babë e bir bëhen “kërrsh” mes vete në Rahovec – përfundojnë në polici

- Gazeta e Prizrenit

Babë e bir bëhen “kërrsh” mes vete në Rahovec – përfundojnë në polici

Një rast i pazakontë i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në Rahovec, ku babë e bir janë përfshirë në një konflikt fizik që ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:25, ku fillimisht ka pasur një mosmarrëveshje verbale mes S.K rreth 44-vjeçar dhe djalit të tij Y.K rreth 17-vjeçar, e cila më pas ka eskaluar në dhunë.

Si pasojë e përleshjes, djali ka marrë lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Rahovec.


Pas raportimit të rastit, janë kontaktuar dy prokurorë, të cilët kanë dhënë urdhër që babai të dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i mituri në ndalim për 24 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.



Read it all at Gazeta e Prizrenit