Sylvinho me “dhimbje koke”

- Bota Sot

Sylvinho me “dhimbje koke”

Kombëtarja shqiptare ditën e martë do të luajë ndaj Letonisë në “Air Albania”. Takim që do të startojë në orën 20:45 dhe që merr vëmendjen e tifozëve shqiptarë.

Për këtë përballje, kuqezinjtë vazhdojnë intensivisht përgatitjet, por një prej lojtarëve mban në “ankth” Sylvinhon. Në stërvitjen e fundit të skuadrës, Myrto Uzuni ishte veçmas grupit.

Kjo pasi sulmuesi ndjente dhimbje në kofshmë dhe situata e tij do të monitorohet nga stafi mjekësorë.

Nga analizat paraprake nuk duket gjë serioze dhe Sylvinho e stafi i tij shpresojnë që Uzuni të jetë i gatshëm ndaj letonezve.



Read it all at Bota Sot