Mediat spanjolle çojnë në “qiellin e shtatë” iberikët

- Bota Sot

Mediat spanjolle çojnë në “qiellin e shtatë” iberikët

Spanja dhe mediat vendase në delir. Ka mjaftuar një fitore 3-0 në fushën bullgare që ato të flasin me superlativa dhe ta quajnë pa ndrojtje si skuadra më e mirë në Botë.

Është e vërtetë që rezultati mund të kishte qenë, dhe duhet të kishte qenë, shumë më i thellë, veçanërisht duke pasur parasysh pjesën e dytë.

Por detyra u krye, dhe të dielën Spanja përballet në ndeshjen e madhe jashtë fushe, në Turqi. Ajo do të jetë një ndeshje që do të përcaktojë zhvillimin e grupit.

Edhe pse skuadra ka luajtur vetëm 90 minuta përballë një kundërshtari shumë modest si Bullgaria, shifrat i japin të drejtë mediave spanjolle.

Dominim absolut nga skuadra e Luis de la Fuentes, e cila luan me zemër dhe u shkakton frikë kundërshtarëve në rrugën drejt Kupës së Botës. Që kur ky trajner ka marrë në dorë drejtimin e ekipit kombëtar, ka pasur vetëm dy humbje në një seri fitoresh që fillojnë në mars të vitit 2023 dhe vetëm dy humbje. Nga këto, vetëm një ishte në ndeshje zyrtare, humbja ndaj Skocisë në Glasgou. Që atëherë, Spanja ka luajtur 26 ndeshje zyrtare pa humbje.

E vetmja herë që skuadra kombëtare shkoi në dhomat e zhveshjes me shije humbjeje ishte në finalen e Ligës së Kombeve më 8 qershor, nga penalltitë. Ky rezultat llogaritet si barazim në statistikat e FIFA-s. Ky rekord i qëndrueshëm e bën ekipin e Spanjës të Luis de la Fuentes ecurinë e dytë më të mirë në historinë e ekipit kombëtar. Shifrat janë shifra dhe askush nuk mund t’i kundërshtojë.



Read it all at Bota Sot