Gjermania në krizë

- Bota Sot

Gjermania në krizë

Duke folur për ARD pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë, kapiteni kombëtar Joshua Kimmich dha reagimin e tij ndaj disfatës.

Në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin, Kimish luajti si mesfushor, ndërsa më parë kishte luajtur si mbrojtës i djathtë.

Për performancën e ekipit, Joshua Kimmich tha: “Në asnjë moment nuk treguam guxim dhe qëndrim.

Që nga minuta e parë, ata patën një goditje këndi dhe një mundësi. Nuk është çështje sistemi ose taktike.

Është çështje qëndrimi.

Duhet të bëjmë më mirë në ndeshjen e ardhshme. Duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe ta bëjmë më të lehtë për njëri-tjetrin. E dimë që patëm një ndeshje shumë të keqe, të akuzosh njëri-tjetrin nuk na çon askund.”

Kualifikuesja e ardhshme e Gjermanisë është sot kundër Irlandës së Veriut në Këln, të cilët e fituan ndeshjen hapëse.



Read it all at Bota Sot