Holandezi Kodi Gakpo pati një sezon pozitiv 2024-25 për Liverpulin, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë shtatë asiste në 49 paraqitje. Që kur u bashkua nga PSV Eindhoven në janar 2023, Gakpo ka bërë 131 paraqitje për Liverpulin.
Anësori zbuloi për ESPN se si Bajern u përpoq të nënshkruante me të. “Nga sa kuptoj, pati interes nga Bajern, por në fund ata blenë Luis Diaz. Kjo është mirë. Sigurisht, unë vetë e kam përjetuar ndryshe.
Një afat i tillë transferimesh mund të jetë kaotik dhe stresues për lojtarin dhe të gjithë përreth tij. Kjo nuk më shqetëson më – komentoi Gakpo -. Është e vështirë sepse po ndodhin shumë gjëra.
Klube të tjera vijnë tek ty, por mund të duash të qëndrosh në të njëjtin klub. Secili e përballon në mënyrën e vet, por është sigurisht e vështirë”, përfundoi holandezi.