Espanyoli “qan” Kumbullën

- Bota Sot

Espanyoli “qan” Kumbullën

Marash Kumbulla zhvilloi një sezon mjaft të mirë në La Liga me skuadrën e Espanjolit, megjithatë në verë u rikthye te Roma pas përfundimit të huazimit.

Verdhekuqtë, si duket nuk e kishin në planet e tyre dhe e transferuan sërish në Spanjë, por këtë herë te Majorka.

Por, mesa duket në Spanjë kanë mbetur të kënaqur nga Kumbulla dhe është pikërisht drejtori sportiv i Espanjolit, ai i cili ka folur para mediave dhe u ndal te mbrojtësi i Kombëtares.

Fran Garagarza u shpreh se klubi do të donte të kishte Kumbullën në skuadër, por ishte një kosto e madhe financiare dhe në këtë mënyrë, u mendua për të tjera lëvizje. Ai u shpreh se klubi po kërkon të ndërtojë një skuadër, e cila nuk e dëmton financiarisht klubin dhe se mund të ketë një projekt afatgjatë, prandaj edhe Kumbulla u konsiderua i pa arritshëm.



Read it all at Bota Sot