Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar edhe sot një seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, duke përgatitur ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit kundër Letonisë.
Trajneri Silvinjo nuk kishte probleme me dëmtimet në startin e seancës stërvitore, por ishin tre futbollistë të cilët u shfaqën të fashuar në fushë, ndonëse morën pjesë rregullisht në ushtrimet me pjesën tjetër të skuadrës.
Arlind Ajeti, Adrion Pajaziti dhe Myrto Uzuni ishin ata të cilët kishin fasho në këmbët e tyre, për probleme të lehta muskulore.
Por ato nuk pritet të ndikojnë në praninë e tyre për ndeshjen e kësaj të martë që është kthyer në një finale të mirëfilltë për kuqezinjtë në ndjekje të ëndrrës së Botërorit.