Kë sulmues duan tifozët titullar ndaj Letonisë?

- Bota Sot

Kë sulmues duan tifozët titullar ndaj Letonisë?

Cili sulmues qendre duhet të jetë titullar ndaj Letonisë?

Kjo është pyetja e shtruar nga Sport Ekspres nga Tirana, ndërsa në këtë sondazh gjendeshin emrat e katër futbollistëve, Manaj, Shpendi, Daku dhe Broja.

Për herë të parë, Armando Broja nuk është më emri më i parapëlqyer i tifozëve shqiptarë, të paktën ata që votuan në këtë sondazh. Madje Armando Broja vinte në vendin e dytë me një numër të përafërt votash me Mirlind Dakun që gjendej i treti.

Manaj gjendej në vendin e katërt me një mungesë pëlqimi të dukshme, ndërsa vendi i parë kryesohet frikshëm nga Cristian Shpendi.

Thjeshtësia e treguar prej tij dhe kërcënimi i portës kundërshtare, pa bërë driblime të panevojshme dhe kthim topi mbrapa më kot, kanë bërë që tifozët shqiptarë të kërkojnë që të shohin Shpendin titullar.



Read it all at Bota Sot