Ndeshje e madhe sonte në Prishtinë: “Dardanët” sfidojnë Suedinë

- Bota Sot

Ndeshje e madhe sonte në Prishtinë: “Dardanët” sfidojnë Suedinë

Sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Kosova do të përballet me Suedinë në kuadër të Grupit B kualifikues për Botërorin 2026.

“Dardanët” e nisën ciklin eliminator me humbje të rëndë në Bazel, ku u mposhtën nga Zvicra me rezultat 4:0.

Megjithatë, trajneri i Kombëtares, Franco Foda, në konferencën për media një ditë para ndeshjes u shpreh se ekipi do të ketë një paraqitje tjetër kundër suedezëve.

“Është e qartë se Suedia është favorite. Por ne duhet të bëjmë një paraqitje tjetër, jo sikur ndaj Zvicrës. Do bëjmë çmos për të fituar këtë ndeshje”, deklaroi Foda.

Ndërkohë, mungesa më e madhe për përballjen e sotme mbetet ajo e kapitenit Amir Rrahmani, i cili nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një lëndimi.



Read it all at Bota Sot