Kosovë-Suedi, formacionet e mundshme

- Bota Sot

Kosovë-Suedi, formacionet e mundshme

Kosova do të kërkojë të kthehet te rezultatet pozitive sonte ndaj Suedisë, pas humbjes së thellë 4-0 në ndeshjen hapëse ndaj Zvicrës në Bazel. Sfida e dytë kualifikuese për Botërorin 2026 do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45, ku pritet përkrahje e madhe nga tifozët dardanë.

Trajneri Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, sidomos për shkak të mungesave të rëndësishme. Kapiteni Amir Rrahmani nuk është i gatshëm për shkak lëndimi, ndërsa Edon Zhegrova është liruar nga grumbullimi pas transferimit te Juventusi. Po ashtu, Milot Rashica nuk ishte në listë që nga fillimi për këto dy ndeshje.

Formacioni i mundshëm startues i Kosovës është ky: Muriç; Vojvoda, Krasniqi, Dellova, Paqarada; Avdullahu, Rexhbecaj, Jashari; E.Krasniqi, Muriqi, Muslija.

Në anën tjetër, Suedia do të zbresë në Prishtinë pas barazimit të befasishëm kundër Sllovenisë. Përfaqësuesja skandinave kërkon fitoren e parë në këto kualifikime dhe pritet të luajë me këtë formacion: Olsen; Ekdal, Hien, Gudmundsson; Saletros; Bernhardsson, Larsson, Ayari, Svensson; Elanga, Gyokeres.

Ndeshja premton intensitet dhe emocione të larta, me Kosovën që synon të reagojë para tifozëve të saj dhe me Suedinë që kërkon të rikthehet menjëherë në rrugën e sukseseve.



Read it all at Bota Sot