Suedezët dot nuk e përtypin humbjen në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Kombëtarja e Kosovës i ka shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Suedisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Griupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
“Suedia po eliminohet pas katastrofës në Kosovë! në kualifikueset të Kupës së Botës”, shkruan media suedeze “sportbladet”
“Suedia është shumë e dobët në mbrojtje. Nuk mund të hysh brenda me kaq shumë lojtarë kur nuk mund ta fitosh topin”, - thotë eksperti i “Radiosporten”, Johan Elmander.
Suedia tani ka vetëm një pikë në dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës.