Selektori i Kosovës: Mund të fitonin 3:0 ose 4:0

- Bota Sot

Selektori i Kosovës: Mund të fitonin 3:0 ose 4:0

Selektori i Kosovës, Franko Foda, u shfaq tepër entuziast pas triumfit 2:0 të arritur ndaj Suedisë.

“Jam shumë krenar me skuadrën në përgjithësi, kanë luftuar për gjatë 90 minuta, ndaj një kombëtare me ofensivë shumë të mirë si Suedia. Iu thashë lojtarëve pas Zvicrës që ndaj Suedisë kemi mundësi të reja për të marrë 3 pikë. Gjithë Kosova mund të jetë krenar sot për atë ç’ka skuadra tregoi sot. 

Vendosëm të luanim me 2 sulmues, për shkak se Suedia luajti me 3 sulmues. Mbrapa ishim të detyruar të luanim me 5 mbrojtës, për shak të sulmit të Suedisë me Gyokeres dhe Elangën më pas edhe Isak.  

Në përgjithësi ishte performancë shumë i mirë nga gjithë skuadra, Gallapeni dhe Vojvoda bënë paraqitje shumë të mira.  

Batoni ishte planfikuar titullar, gjatë nxehmjes pësoi një dëmtim muskulor, më pas futëm Krasniqin. Edhe me Zabërgjën në fushë do të luanim me 5 mbrojtësa.  

E kishim planifikuar që të dilnim shpejt me kundërsulme.

Posaçërisht me Albion Rrahmanin, e kishim planifikuar që mund të shkonim drejt golit në atë mënyrë.  

Kjo ndeshja më e mirë e Kosovës nën drejtimin tim, kjo ishte loja më e vështirë, ndaj një skuadër si Suedia, me lojtarë si Isak, Elagan, Gyokeres. Mund të fitonim edhe 3:0 ose 4:0”, u shpreh Franko Poda.  



Read it all at Bota Sot