Vojvoda: Të mos jemi euforikë, të qëndrojmë me këmbë në tokë

- Bota Sot

Vojvoda: Të mos jemi euforikë, të qëndrojmë me këmbë në tokë

Një nga më të mirët në ndeshjen ndaj Suedisë, Mërgim Vojvoda pas përfundimit të lojës tha se është i lumtur dhe se kjo fitore rrit shpresën për kualifikim.

Tutje, futbollisti tha se fitoren ia dedikon, kapitenit Amir Rrahmani.

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe se kjo fitore rrit shpresën për kualifikim për në Botëror.

Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mos jemi euforik. Këtë fitore ia dedikoj kapitenit Amir Rrahmani”, u shpreh Vojvoda.



Read it all at Bota Sot