Media suedeze e cilësojnë fiasko humbjen e kombëtares së Suedisë në Prishtinë më rezultat 2:0 nga Kosova.
Kosova shënoi fitoren e parë në kuadër të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Selektori i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka folur pas klësaj disfate.
“Një fitore shumë e merituar e Kosovës.
Te Kosova e kanë dashur më shumë.
Nuk iu jemi përmbajtur parimeve tona.
Kemi luajtur ngadalë dhe nuk kemi reaguar mjaftueshëm shpejtë kur kemi humbur topin.
Kemi pësuar nga katër kundërsulme, ku është dashur të paraqitemi më mirë si ekip.
Ne trajnerët po ashtu jemi pjesë e kësaj”, ka thënë Tomasson.