Tragjedi në Spanjë/ Vdes 57-vjeçari pasi u sulmua nga një dem gjatë festivalit tradicional

- Bota Sot

Tragjedi në Spanjë/ Vdes 57-vjeçari pasi u sulmua nga një dem gjatë festivalit tradicional

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Ubrique, në rajonin e Kadisë në Spanjë, ku një 57-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua nga një dem gjatë një festivali tradicional.

Sipas raportimeve nga Daily Mail, viktima kishte tentuar të shpëtonte duke u ngjitur mbi një gardh mbrojtës, por ka rrëshqitur dhe ka rënë në tokë. Në atë moment, dema i quajtur “Mosquetero” e ka goditur për vdekje me brirët e tij.

Ngjarja ndodhi të dielën pasdite, gjatë fazës së dytë të aktivitetit, kur një nga dy demat e lëshuar në rrugët e qytetit për qëllime spektakli ka dalë jashtë kontrollit. Viktima u transportua me urgjencë drejt një qendre shëndetësore, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda.

Festivali “Toro del Gayumbo” është një ngjarje tradicionale që zhvillohet çdo vit, por tashmë po përballet me kritika të ashpra për rrezikshmërinë dhe mungesën e masave mbrojtëse për pjesëmarrësit.



Read it all at Bota Sot