21-vjeçari goditi me veturë 5 persona në parkun e Vitisë, njëri në gjendje të rëndë

- Gazeta e Prizrenit

21-vjeçari goditi me veturë 5 persona në parkun e Vitisë, njëri në gjendje të rëndë
Një 21-vjeçar është arrestuar në Viti pasi që i njëjti ka goditur me veturë pesë persona të cilët ishin duke qëndruar në një park.
Lidhur me këtë rast, detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai për Klan Kosova ka treguar se të lënduarit fillimisht janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e QKMF-së Viti, dhe pastaj në emergjencën rajonale të Gjilanit.
Tutje, Hashani ka njoftuar se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë se i dyshuari M.K.SH, (2004) dyshohet se me veturën e tij ‘’Opel Insingne’’ , me tabela 06, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, devijon rrugën ku fillimisht godet disa karrige në park, dhe më pastaj godet pesë persona M.K.SH, të cilët kishin qenë duke qëndruar aty, me çka u shkakton lëndime trupore. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku pas hetimit fillestar, dyshohet se, i dyshuari i ka goditur viktimat. I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor fillimisht në emergjencën QKMF –Viti, e pastaj në Emergjencën rajonale në Gjilan, ku vazhdojnë të trajtohen (sipas raportit të mjekut jashtë rrezikut për jetë), si dhe njëri nga viktimat, i lënduar rëndë, është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor”.
“Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është i ndaluar për 48 orë , rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet “VRASJE RËNDË NË TENTATIVË”, ka thënë Hashani për Klan Kosova.


Read it all at Gazeta e Prizrenit