Emocion dhe frikë tek Italia

- Bota Sot

Emocion dhe frikë tek Italia

Trajneri i Italisë, Xhenaro Gatuzo, e pranoi hapur emocionin dhe frikën pas suksesit 5-4 ndaj Izraelit në Debrecen. Një fitore e çmuar, por e mbushur me gabime mbrojtëse që e lanë skuadrën të lëkundur deri në fund.

Autokritikë për lojën “Sot ishte për të vdekur – tha Gatuzo – na surprizuan që në fillim, luanin njeri për njeri. Sa herë avanconim me dy sulmuesit, ata viheshin në vështirësi, por ne nuk ishim të shkëlqyer. Ishte ndeshja e dytë dhe kuptohet, por duhet të përmirësohemi.

E mbajmë këtë fitore sepse ishte thelbësore, por jemi të çmendur: kemi marrë gola absurd dhe jemi shumë të brishtë. Nuk mund të lejojmë të pësojmë kaq lehtë.”

Merita e lojtarëve Trajneri i dha megjithatë meritat e plota ekipit: “Fitore që i takon djemve, sepse patën guximin të reagojnë. Nuk është kritikë për ta, por një fakt që duhet të na shërbejë. Unë dhe stafi do të punojmë shumë që të mos përsëriten këto gabime.” Mentalitet dhe falënderime Në përfundim, Gatuzo u ndal te qëndrimi i skuadrës:

“Mentaliteti ishte i pranishëm edhe pse nuk ishte dita jonë më e mirë. Kishte zemër, dëshirë për të reaguar, dhe kjo na shpëtoi.

Duhet më shumë përvojë dhe zgjuarsi. Le ta shijojmë këtë fitore: kanë qenë tetë ditë të jashtëzakonshme. I falënderoj lojtarët, por nëse duam të bëjmë diçka të madhe, duhet të përmirësohemi.".



Read it all at Bota Sot