Mediat suedeze nuk kursehen me kombëtaren pas fiaskos nga Kosova: Po tallen

- Bota Sot

Mediat suedeze nuk kursehen me kombëtaren pas fiaskos nga Kosova: Po tallen

Në Suedi nuk e kanë pritur mirë humbjen e pësuar nga të besuarit e Jon Dahl Tomasson në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja në fjalë ka qenë në qendër të kritikave në mediat suedeze, ku në të cilat disa prej kolumnistëve më në zë kanë konsideruar si të turpshme shfaqen e dhënë nga Isak me shokë.

“Me Suedinë po tallen të gjithë, fqinjët dhe e gjithë bota”, ishte titulli i “Aftonbladet”.

“Një fiasko e madhe, në teshatore humori i grupit ishte si të ishim në një funeral”, përshkroi situatën pas disfatës gazetari i gazetës në fjalë, Finnish Ilta-Sanomat.

Për kolumnistin e “Dagens Nyheter”, Johan Esk “Suedia ‘e re’ ishte një shaka e madhe”.

Ndërsa për kolumnistin e të përditshmes me bazën në Malmo, “Sydsvenskan”, Fredrik Lindstrand, “paraqitja e Suedisë në Kosovë ishte një dështim i madh, e pabesueshme për të qenë e vërtetë”.



Read it all at Bota Sot